Fun
Të gjithë norvegjezët bëhen milionerë
Vlera e fondit norvegjez shtetëror të naftës pothuajse është dyfishuar në tri vitet e fundit.

Kjo nënkupton që tani të gjithë 5.2 milionë banorët e Norvegjisë janë bërë milionerë në letër.
Sipas deklaratës të Bankës Qendrore të Norvegjisë, fondi i investimeve, i cili në pronësi ka aksionet, pasurinë, vitin e kaluar ka arritur një normë kthimi nga investimet e tyre në mbarë botën në vlerë prej 7.6 për qind.
Falë këtij fitimi, ky fond në arkën e vet tani ka 745 miliardë euro, pothuajse dyfish më shumë mjete në krahasim me vitin 2011, transmeton AFP.
Rritja e vitit të kaluar në vlerën e fondit të 544 miliardë kruna norvegjeze (NOK) në krahasim me 2013 është kryesisht për shkak të të ardhurave të Fondit mbi bursat, që prej mbi 60 për qind e portofolit të saj përbëhet nga rezervat.
Për të paguar shpenzimet e ardhshme, Norvegjia tradicionalisht nuk i prek të ardhurat e kompanive të përgjithshme shtetërore të naftës, ndërsa qeveria nuk duhet të tërhiqet nga fondi më shumë se 4 për qind në vit – fond i projektuar vjetor – në mënyrë për të balancuar buxhetin, i cili në të kundërtën do të ishte në minus..
Të tjera nga Fun
E-Diaspora
-
Deputeti zviceran, kundër diskriminimit të kosovarëve në sigurimin e makinave Pensionistët kosovarë janë të dëmtuar nga sigurimi i makinave: Deputeti i Parlamentit zviceran kërkon të ndalojë...
-
Austri: Ekspozitë e piktorit shqiptar Haxhi Fejzullahi
-
Doktori nga Kosova emërohet shef klinike në landin e Thuringenit në Gjermani
-
Puna me kohë të pjesshme: Si të shmangni boshllëqet e pensioneve
-
Gjenevë: U promovua libri “Shekulli i parë” në një festë të kujtesës historike
Jeta në Zvicër
-
Lozana rrezikon të humbasë statusin si kryeqytet i Vaud-it Një propozim i ri nga 23 deputetë të kantonit Vaud synon të ndryshojë statusin e Lozanës...
-
Franga zvicerane “fituesja” më e madhe nga tarifat e Trumpit – por çfarë ndodh me konsumatorët zviceranë?
-
Industria zvicerane e djathit në krizë, prodhuesit detyrohen të ndërpresin veprimtarinë
-
Fillon puna për Eurovizion në Bazel
-
Çmimet e transportit publik në Zvicër do të mbeten të pandryshuara deri në vitin 2026