Integrimi

Të gjithë këngëtarët në Zvicër, për Vitin e Ri

Shumicën e këngëtarëve të estradës kosovare i ka tërhequr Zvicra për netët festive të Vitit të Ri.

Ata tashmë kanë rezervuar disa nga diskotekat nëpër Zvicër për të performuar për netët festive.

Bazuar në shpalljet e bëra nëpër media, këtë vit diskoteka “Rinora 4” në Rümlang të Zvicrës ka mbledhur shumë këngëtarë e këngëtare, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova.

Në „Rinora 4“ festimet do të nisin më 24 dhjetor. Për festën e Krishtilindjes, në “Rinora 4”, sonte, të hënën, do të performojë rep këngëtari i famshëm shqiptar me famë ndërkombëtare, Azet.

https://www.instagram.com/p/BruyTunFUdY/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Ndërsa Mc Kresha, Lorical Son dhe këngëtarja Melinda do të argëtojnë të pranishmit më 25 dhjetor.

https://www.instagram.com/p/BrnqUXHn_MG/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Por netët festive nuk do të ndalen me kaq. Ato do të vazhdojnë me 31 dhjetor, ku për të kaluar natën më të gjatë të vitit dhe ndërrimin e motmoteve, do t’ju argëtojnë: Ermal Fejzullahu, Dhurata Dora dhe Butrint Imeri, ndërsa në natën e parë të Vitit të Ri, më 01.01.2019, janë rezervuar dy këngëtarët më të suksesshëm të vitit në estradën shqiptare: reperja Tayna dhe Ledri.

https://www.instagram.com/p/BrfQWULHTLN/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Tradita vazhdon aty ku gjithmonë është vatra e muzikës shqipe në Zvicër!