Kosova

Të gjithë bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e diasporës, prej nesër pranojnë interesin

Sot janë bërë gjashtë muaj nga emetimi i parë i Bonove të diasporës.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se të gjithë bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e diasporës prej nesër do të pranojnë shumën e fituar të interesit për 6 muajt e parë në llogaritë e tyre në bankën përmes së cilës kanë investuar.

“Kjo datë përkon edhe me datën kur bëhet pagesa e parë e interesit, i cili sipas rregullores paguhet çdo 6 muaj”.

Më 19 gusht të vitit të kaluar ishte përmbyllur me sukses emetimi i parë i Bonove të diasporës, duke arritur shumën totale prej 10.43 milionë eurosh.