Kosova
Të gjitha rrugët e paraglajdizmit të çojnë në Prizren
Ardalli Celina, i pasionuar pas fluturimit, këtë pasion personal e ka shndërruar në profesion të tij dhe në produkt tërheqës turistik
Nëse merresh me paraglajdizëm në Kosovë, të gjitha rrugët të çojnë Prizren, thotë Ardall Celina nga “Paragliding Kosova”. Ardalli, i pasionuar pas fluturimit, këtë pasion personal e ka shndërruar në produkt tërheqës turistik, duke e sjellë paragllajdizmin për herë të parë në Kosovë si një mundësi më shumë për turistët dhe vizitorët.
Paraglajdizmi ka filluar të ofrohet për turistët në Prizren që në vitin 2018. Fillimisht një nismë e entuziastëve të klubit sportiv “Aeroklub Shkaba” në Prizren, që është themeluar në vitin 2010 nga një grup shokësh adhurues të këtij sporti plot adrenalinë, aktiviteti u bë pjesë e punës për përmirësimin e ofertës turistike të qytetit. Që nga themelimi, “Aeroklub Shkaba” ka marrë pjesë në më shumë se 40 gara të paraglajdizmit, ku, anëtarë të klubit kanë arritur rezultate kulmore dhe janë shpërblyer me medalje si në garat kombëtare, ashtu edhe ato ndërkombëtare.
Kështu, Prizreni, ky qytet turistik që e pëlqen dhe e adhuron pothuajse çdokush që ka rastin ta vizitojë, qyteti ku gjen tradicionalen, bashkëkohoren, artin, kulturën, tani është destinacion edhe i aktiviteteve në natyrë. Në afërsi të Prizrenit gjenden Bjeshkët e Sharrit, bjeshkë të cilët ofrojnë kushte jashtëzakonisht të mira për të praktikuar sportin e paragllajdizmit.
Prej sa kohësh merreni me paraglajdizëm?
Me paraglajdizëm aktivisht merrem që nga viti 2010. Vitet e para këtë sport e kam praktikuar si amator, por me kohë dashuria për paragllajdizëm dhe dëshira për të sprovuar veten në sport më shtyri që të merrem me të edhe profesionalisht, duke marrë pjesë në shumë gara kombëtare dhe ndërkombëtare të paragllajdizmit.
Si lindi pasioni për këtë aktivitet?
Sportet që ofrojnë adrenalinë kanë qenë gjithmonë ato që unë i kam preferuar. Kështu, që nga fëmijëria jam marrë aktivisht me skijim dhe me alpinizëm, derisa jam njoftuar me paragllajdizmin dhe me ndjenjën e fluturimit. Që në flutuimin e parë krijova një lidhje shumë të veçantë me këtë sport dhe me fluturimin në përgjithësi. Me fjalë të tjera, kuptova që ky ishte pasioni i imi i vërtetë. Mbase deri atëhere kishte qenë brenda meje pa vetëdijen time.
Çfarë ju shtyri ta komercializoni paragliding si produkt turistik?
Të gjithë paraglajdistët kanë dëshirë të madhe ta ndajnë pasionin e tyre me njerëzit e tjerë. Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa t’i dhurosh dikujt ndjenjën e fluturimit. Gjithmonë jemi munduar që këtë ndjenjë t’ua ofrojmë të gjithë miqve dhe të afërmve tanë dhe secili fluturim ka qenë eksperiencë e jashtëzakonshme për ne dhe për ata që e kanë provuar.
Fluturimet, shpërndarja në rrjetet sociale e fotove dhe videove nga miqtë tanë që kishin fluturuar, ka promovuar në mënyrë të pavetëdijshme fluturimet dyshe në Kosovë. Kjo ka bërë që ne të marrim shumë kërkesa për fluturim nga e gjithë Kosova, e që në fakt nuk kemi mundur t’i realizojmë, për shkak të mungesës së stafit dhe pajisjeve.
Nga kjo situatë natyrshëm lindi produkti turistik i Paraglajdizmit Dyshe. Pra, disa shoqata u bashkëorganizuam nën emërtimin komercial “Paragliding Kosova” dhe filluam ofrimin komercial të fluturimeve dyshe. Më vonë, me përkrahje financiare nga organizata zvicerane Swisscontact dhe Komuna e Prizrenit arritëm që ta trajnojmë dhe certifikojmë ndërkombëtarisht stafin tonë dhe të sigurojmë pajisje adekuate për këto shërbime.
Nga cilat pika në Kosove fluturoni?
Fluturimet komerciale kryesisht i ofrojmë nga Cvileni në Prizren, nga Lipa në Pejë dhe nga Shymeku në Istog. Të gjitha këto pika ofrojnë kushte shumë të mira për fluturim.
Cila organizatë apo biznes e menaxhon paraglajdingun?
Fluturimet dyshe komerciale menaxhohen nga “Paragliding Kosova”, këtu bëjnë pjesë pilotë profesionistë nga klube të ndryshme që operojnë në Kosovë.
Kryesisht, kush janë turistët që e shfrytëzojnë paragllajdingun?
Produkti i paragllajdingut shfrytëzohet si nga vendorët, ashtu edhe nga ndërkombëtarët që vizitojnë Kosovën. Në pikun e sezonit të paragllajdizmit që janë muajt e verës, produkti kryesisht shfrytëzohet nga diaspora kosovare, të cilët edhe janë turistët kryesorë në vend.
Çfarë aktivitetesh të tjera ofroni në kombinim me paraglajdingun?
Produkt tjetër në portfolion tonë është edhe kampingu me familje dhe fëmijë në natyre, si dhe këtë vit do të fillojmë të ofrojmë edhe produktin Via Ferrata në Prizren. Përveç avancimit të produktit të paragllajdizmit si fluturim i lirë, ne shpresojmë që shumë shpejtë të nxjerrim edhe një produkt tjetër që ka të bëjë me fluturimet. Fjala është për fluturimin me Para-Trike motorik, produkt që do të mundësojë fluturimin jo vetëm nga malet por edhe nga fusha.
Prizreni si qytet ofron shumë. Ne jemi të bindur që aktivitetet që krijojnë kujtime të jashtëzakonshme tek vizitorët, si paragllajding, Via Ferrata, lundrimi me kajake dhe produkte të tjera që do të shtohen në këtë qytet, do ta bëjnë këtë vend destinacion të preferuar për të kaluar fundjavat për turistët vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë.
Si ta gjejmë “Paragliding Kosova”
Kontaktet kryesisht bëhen përmes rrjeteve sociale ose përmes platformës për rezervim të biletave për aktivitete në natyrë www.KosovoPass.com. Tani gjithnjë e më shumë rezervime po realizohen dhe po menaxhohen përmes www.KosovoPass.com, kjo meqë platforma përveç se ofron informata për produktin, ofron edhe mundësinë e blerjes së biletës dhe mjete për komunikim profesional në mes të ofruesit të shërbimit dhe shfrytëzuesit të shërbimit.
Për të gjithë shfrytëzuesit e produktit ofrohet transport nga qyteti deri në pistën e fluturimeve, fluturim dyshe mbi qytet, video nga eksperienca e tyre dhe në fund transporti nga pika e aterimit deri në qytet.
Së shpejti, edhe fluturim me Para-Trike motorik
Përveç avancimit të produktit të paraglajdizmit si fluturim i lirë, ne shpresojmë që shumë shpejtë të nxjerrim edhe një produkt tjetër që ka të bëjë me fluturimet. Fjala është për fluturimin me Para-Trike motorik, produkt që do të mundësojë fluturimin jo vetëm nga malet por edhe nga fusha.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra