Tematike
Këto janë masat më të reja kundër koronavirusit në Zvicër
Këshilli Federal, për shkak të mungesës së rezultateve të pritura, po ashpërson masat në nivel vendi pas konsultimit me kantonet. Ai ka përshtatur rregulloren Covid-19 në përputhje me rrethanat
Këshilli Federal u ka dhënë sot fund spekulimeve rreth masave që pritet të hyjnë në fuqi për frenimin e pandemisë së koronavirusit. Në vazhdim, një përmbledhje e vendimeve të qeverisë:
Më pak njerëz në dyqane
Sezoni festiv dhe ai parafestiv përmbajnë rreziqe shtesë për shkak të rritjes së numrit të blerjeve të dhuratave festive dhe shtimit të takimeve private, shkruan 20minuten.ch.
Këshilli Federal për këtë arsye po ashpërson masat në nivel vendi pas konsultimit me kantonet, transmeton albinfo.ch. Ai ka përshtatur rregulloren Covid-19 në përputhje me rrethanat.
Në mënyrë që të mbrohen njerëzit më mirë se deri më tani, do të zvogëlohet numri i njerëzve të lejuar të qëndrojnë njëkohësisht në një dyqan. Kufizimi do të fillojë nga 9 dhjetori dhe do të vlejë deri në një njoftim tjetër.
Kështu, në dyqanet më të mëdha, nga 1 person në 4 metra katrorë sa lejohet aktualisht, do të lejohet vetëm një klient në 10 metra katrorë, përcjell albinfo.ch. Kjo gjithashtu ka për qëllim të inkurajojë popullsinë të planifikojë kohën e blerjeve më me vetëdije.
Rregullat për zonat e skijimit
Zonat e skijimit do të jenë të hapura. Varësisht nga zhvillimi i situatës epidemiologjike, këto zona duhet të kërkojnë leje nga kantoni për të funksionuar nga 22 dhjetori. Parakusht për këtë është që situata epidemiologjike ta lejojë këtë dhe që të sigurohet se spitalet kanë kapacitete të mjaftueshme.
Operatorët e zonave të skive duhet gjithashtu të paraqesin koncepte të rrepta mbrojtëse që zbatojnë kërkesat e standardizuara në shkallë vendi. Qëllimi është parandalimi i përhapjes së virusit në zonat turistike.
Ndërkaq, nuk do të ketë kufizime të kapacitetit për zonat e skive. Në të gjitha mjetet e mbyllura të transportit, për shembull në trena, kabina dhe gondola teleferikë, nga 9 dhjetori do të lejohet plotësimi i vetëm dy të tretës së hapësirave.
Kërkohet vënia e maskës në të gjithë ashensorët, përfshirë ashensorët e skive dhe karriget, përcjell albinfo.ch. Kur qëndroni në radhë, duhet të mbani maskën dhe të ruani distancën. Vizitorët e restoranteve në zonat e skive mund të lejohen brenda vetëm nëse për ta është në dispozicion një tryezë.
Rregullat ekzistuese gjithashtu vazhdojnë të zbatohen brenda dhe në tarraca: Konsumi mund të bëhet vetëm ulur dhe maksimalisht katër persona për tryezë, me përjashtim të prindërve me fëmijë.
Rregulla të reja për restorantet
Në restorantet në të gjithë Zvicrën, vazhdon detyrimi i mbledhjes së të dhënave të kontaktit të një mysafiri për tryezë, siç kanë prezantuar tashmë kantone të ndryshme.
Në prag të Vitit të Ri, ora e mbylljes shtyhet përjashtimisht nga ora 23:00 sa ishte, deri në 1 të mëngjesit në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i takimeve të çrregullta në një mjedis privat. Të kënduarit lejohet vetëm në familje dhe në shkollë, përcjell albinfo.ch. Pra, këndimi është i ndaluar jashtë rrethit familjar dhe shkollave të detyrueshme, si nën qiell të hapur ashtu edhe brenda.
Ndalimi përfshin jo vetëm koret, por edhe të kënddimin e përbashkët në shërbesat e kishës dhe në rite të caktuara të Vitit të Ri që shoqërohen me brohoritje.
Ndryshe nga ajo që kishte propozuar fillimisht Berset, rregulli me vetëm 2 familje për takime private nuk do të jetë detyrues. Këshilli Federal rekomandon vetëm “që urgjentisht të kufizohen takimet në hapësira private dhe në restorante për dy familje” dhe kështu të mbahet numri i kontakteve sa më i ulët të jetë e mundur.
Puna në zyrat shtëpi
Në mënyrë që të zvogëlohet më tej numri i kontakteve dhe fluksi i njerëzve, rekomandimi i punës nga shtëpia (Home Office) duhet gjithashtu të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme. Këshilli Federal edhe një herë u bën thirrje punëdhënësve që të lejojnë “zyrën në shtëpi” nëse është e mundur.
Këshilli Federal, me ultimatum për kantonet
Këshilli Federal u bën thirrje kantoneve të veprojnë menjëherë dhe të marrin masa më të rrepta nëse situata përkeqësohet ose ngec në një nivel të lartë. Ai do të kryejë vlerësimin e përkohshëm në një takim të jashtëzakonshëm të martën e ardhshme dhe do të miratojë masa më të rrepta më 11 Dhjetor nëse kantonet nuk kanë marrë masat e nevojshme.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë