Lajme

Të Gjelbrit e Thurgau duan një vend në Këshillin qeverisës

Të Gjelbrit e Thurgaut synojnë një vend në Këshillin drejtues. Përmes një deklarate të publikuar sot, ata shkruan se si grupi i katërt më i madh parlamentar dhe me një histori partiake 40-vjeçare, është koha për një votë të gjelbër në qeverinë kantonale, raporton Blick, përcjell albinfo.ch.

Ndër të tjera raportohet se me ekspertizën e tyre, ata gjithashtu mund të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës klimatike, krizë kjo që paraqet sfida edhe për Thurgaun.

Pak ditë më parë, dy këshilltarët e qeverisë së Thurgaut, Monika Knill (SVP) dhe Cornelia Komposch (PS), njoftuan dorëheqjen në fund të majit 2024. Të dyja nuk do të jenë më në zgjedhje dhe në komunikatën e tyre,  Të Gjelbrit u referohen këtyre dorëheqjeve.

Zgjedhjet e përgjithshme për qeverinë e Thurgaut do të zhvillohen më 7 prill 2024. Për dekada, Këshilli drejtues ka qenë i përbërë nga dy anëtarë nga SVP dhe nga një nga FDP, Mitte dhe PS.