Integrimi

Të drejat e fëmijëve azilantë!

Në Gjermani fëmjët e azilkërkuesve nuk e kanë aspak lehtë. Shumë prej tyre ndoshta e kanë më vështirë se prindërit e tyre

Edhe pse nuk ka ndonjë shifër të saktë, llogaritet se në Gjermani ka mbi 2.500 fëmijë të azilkërkuesve nga Maqedonia dhe moshatarë të tjerë që janë në të njëjtën pozitë që nuk kanë mundësi të gëzojnë të gjitha të drejtat në Gjermani.

Fëmijët vijnë nga vende të ndryshme dhe flasin gjuhë të ndryshme, por jetojnë me të njëjtën frikë dhe pasiguri për të ardhmen.

Sipas një studimi të UNICEF-it, shihet qartë se në Gjermani po u bëhet e padrejtë fëmijëve të refugjatëve dhe azilkërkuesve në jetën e tyre të përditshme.

Në grupin e 65 mijë fëmijëve dhe të rinjve që jetojnë në Gjermani, ka shumë prej tyre që vijnë nga Maqedonia.

“Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta, vlerësohet se rreth 2,500 fëmijë dhe të rinj nga Maqedonia, tani ndoshta edhe më shumë, kërkojnë azil me familjet për të qëndruar në Gjermani”, tha për DW Thomas Berthold, autor i studimit për fëmijët refugjatë.

Gjermania është nënshkruese e konventës për të drejtat e fëmijëve. Kjo do të thotë se ata duhet të respektojnë fëmijët pavarësisht nëse janë të lindur në Mynih apo Kabul.

“Problemi kryesor se të gjithë fëmijët e botës që erdhën këtu si refugjatë kanë të njëjtat të drejta si ata në Gjermani. Por, këto të drejta nuk respektohen. Kjo do të thotë se fëmijët e azilkërkuesve nga Maqedonia kanë të drejtë për të siguruar një vend në kopshtin e fëmijëve, të ndjekin shkollimin e rregullt, duke përdorur të gjitha ofertat për mësimin e shpejtë të gjuhës gjermane. Por këto të drejta nuk zbatohen plotësisht, sepse fëmjët e azilkërkuesve e kanë të vështirë për të gjetur vende në kopshte, nuk ka vend në shkolla. Automatikisht do të thotë se fëmijët që vijnë nga Ballkani nuk kanë perspektivë të dëshiruar në Gjermani”, thotë Berthold.

Megjithatë, në shumë komuna dhe qytete nga UNICEF-i thonë se ka njerëz që mbështesin refugjatët dhe azilkërkuesit.

“Ka shumë vullnetarë dhe nuk duhet të harrohet se qëndrimi ndaj fëmijëve azilkërkues nuk është vetëm detyrë e shtetit, por edhe e shoqërisë civile”, thotë më tutje Berthold.

Ka një numër në rritje të azilkërkuesve dhe fëmijëve nga Maqedonia.

Arsyet e braktisjes së atdheut të tyre ata i shpjegojnë me pak shanse për të ardhmen e tyre.

Në përputhje me rrethanat për fëmijët e azilkërkuesve, të cilët janë aktualisht në Gjermani, është pasiguria e madhe, sepse gjithmonë ekziston mundësia për riatdhesim në Maqedoni.

Vlerësimi i UNICEF-it është se fëmijët romë janë të prekur veçanërisht nga diskriminimi. Prandaj UNICEF-i kërkon trajtim të veçantë për fëmijët romë në Maqedoni dhe në shtetet e tjera të Ballkanit, Serbi dhe Bosnjë