Shqipëria
«Do të doja të shihja rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri»
«Do të doja të shihja një rritje të investimeve zvicerane në Shqipëri. Për shkak të afërsisë gjeografike dhe faktorëve të tjerë, mendoj se ka një potencial të pashfrytëzuar për më shumë biznes zviceran në këtë vend», thotë në një intervistë për Monitor në Tiranë ambasador i Zvicrës në Shqipëri, Christoph Graf.
Qeveria e re në Tiranë ka përpara sfida që kërkojnë angazhim serioz në trajtim, si dhe vendosmëri në zbatimin e reformave.
Për ambasadorin e Zvicrës në Shqipëri, përveç pesë prioriteteve që përcaktohen në Raportin e progresit të Bashkimit Evropian që shërbejnë si busull orientimi, janë të paktën katër çështje ekonomike që duhet të marrin vëmendje.
Kjo nis nga reforma në drejtësi, te politikat e punësimit, konsolidimi makrofiskal si dhe përmirësimi i infrastrukturës bashkiake që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, siç mund të jenë furnizimi me ujë, ujërat e zeza, apo menaxhimi i mbetjeve të ngurta. Graf shprehet se sot ekonomia po ecën mirë, falë investimeve të huaja direkte, si TAP, apo hidrocentrali i Devollit, por e ardhmja shtron para pikëpyetje se cili do ta nxisë rritjen pas përfundimit të këtyre veprave. Në këtë pikë, diplomati zviceran rekomandon një debat të gjerë. Lidhur me investitorët zviceranë dhe interesin e tyre për Shqipërinë, ai vlerëson se ka potencial për zgjerim të këtyre investimeve, por investitorët kërkojnë plotësimin e disa kushteve, për të cilat Shqipëria ka vend për të përmirësuar.
Lexoni intervistën e plotë në Monitor: http://www.monitor.al/ambasadori-graf-ndryshimet-e-shpeshta-fiskale-i-largojne-investitoret-zvicerane/
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih