Lajme

Të diplomuarit në universitetet zvicerane nga vendet e treta, lejohen të punojnë në Zvicër

Të huajt e trajnuar në universitetet zvicerane duhet të jenë në gjendje të qëndrojnë dhe të punojnë në Zvicër, edhe nëse vijnë nga një vend i tretë, përcjell albinfo.ch.

Kështu vendosën të enjten deputetët e Këshillit Kombëtar.

“Aktualisht, punësimi i shtetasve të vendeve të treta u nënshtrohet kuotave strikte, edhe nëse kanë studiuar në Zvicër. Por kjo rregullore nuk ka më kuptim”, sipas deputetit Andri Silberschmidt.

Arsyeja, tha ai, është sepse Zvicra “paguan për të trajnuar këta të huaj dhe nuk ka kthim nga investimi nëse duhet të largohen nga vendi”, veçanërisht pasi ka mungesë të profesionistëve të aftë.

Gjithashtu, dikush që ka studiuar në Zvicër, pavarësisht nga kombësia, “shpesh është i integruar mirë dhe ka një punë të paguar mirë”, tha Silberschmidt.