Kuriozitete
Të dielën fillon matja dimërore e kohës
Për herë të fundit të dielën pritet që të ndryshohet ora kur akrepat nga ora 3 e mëngjesit do të kthehen në orën 2.
Me këtë llogaritje do të vazhdojë edhe këtë vit matja e kohës deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit 2019, kur kthehet ora verore.
Komisioni Evropian më 12 shtator kishte marrë vendim që kthimi në llogaritjen verore për herë të fundit të bëhet më 31 mars 2019, ndërsa shfuqizohet në tetor të 2019. Vendet anëtare të BE-së e kanë për detyrë të zbatojnë këtë vendim.
Ndryshimi i kohës në Evropën Perëndimore ishte vendosur në fillim të vitit 1970 pas shqyrtimit se kështu shtyhej dita, mundësohej kursimi i konsumit të energjisë elektrike, rritej produktiviteti, përmirësohej përshtatja e njerëzve dhe dita e punës bëhej më efikase.
Kalimi nga koha e verës në të dimrit për herë të parë u shënua në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore, ndërsa deri tani është vendosur në rreth 70 shtete, kryesisht në hemisferën veriore.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik