Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2017/01/ferizaj-528x396.jpg)
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Gjykata Federale vendos: Nuk dëbohet në Kosovë personi që ka vrarë gruan Ai mund të dëbohej vetëm nëse Zyra Federale e Drejtësisë do të siguronte që ai të...
-
E solli të miturën nga Zvicra në Kosovë, dyshohet se e dhunoi, arrestohet i dyshuari
-
Arrestohen dy shqiptarë në Itali
-
Mërgimtarët nga sot mund të marrin policat e sigurimeve falas në kufi
-
Bilanc pozitiv i festës “Albanifest” në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Si të përgatiteni për situata të jashtëzakonshme? Autoritetet rekomandojnë instalimin e aplikacionit Alert-Swiss. Kjo dhe masa të tjera paraprake mund të ndihmojnë në...
-
Jetëgjatësia arriti rekord në Zvicër në vitin 2023
-
Vazhdojnë kërkimet për pesë personat e zhdukur në Ticino
-
Gjykata Federale vendos: Nuk dëbohet në Kosovë personi që ka vrarë gruan
-
Të paktën shtatë të vdekur deri më tani nga stuhia në Zvicër