Lifestyle

Tayna, me shumë mbrëmje muzikore në Zvicër dhe Gjermani

Ajo do të këndojë në Bernë, Luzern, në shumë qytete të Gjermanisë, por edhe në Itali, Shqipëri dhe Prishtinë

Njëra nga këngëtaret që ka bërë ‘boom’ kohët e fundit është Tayna. Ajo është një këngëtare e zhanrit Hip-Hop/R&B.

Emri i saj i vërtetë është Doruntina Shala dhe vjen nga Prizrenit. Nofkën e mori vitin e kaluar.

Ajo ka disa hite, si “Thirri krejt shoqet”, “Columbiana”, “Shqipe”, “Doruntina” etj, përcjell albinfo.ch.

Këngëtarja do të ketë një turne deri në Vitin e Ri, si në Zvicër, Gjermani, Itali, Shqipëri, Uells, Suedi dhe vende të tjera.

Turneun evropian e nis në Bielefed më 27 tetor, për të vazhduar në Shtuttgart, Hanover, pastaj më vonë edhe në Bernë, Luzern, si dhe në “Rinora 4” për Vitin e Ri.

https://www.instagram.com/p/BpXfSkCgaHA/?fbclid=IwAR2JKfZlUtnMa6z4SiMbF3um2mOGgLK4NJJ0Bic37-1IFkfY7oescRFVByE