Futboll

Taulant Xhaka me pasimet më të sakta në Superligën e Zvicrës

Taulant Xhaka luajti për vetëm 196 minuta në pjesën e parë të edicionit në Superligën e Zvicrës.

Por sipas statistikave, 33-vjeçari që aktivizohet te Baseli, bëri fare pak gabime.

Sipas Ligës së Futbollit të Zvicrës, Xhaka e ka saktësinë më të madhe të pasimeve në gjithë ligën, me 93.6 për qind.

Pas tij janw Nicolas Vouilloz dhe Antonios Papadopoulos  i Luganos është i treti.

Vëllai i Taulantit, Granit Xhaka, i cili njihet po ashtu si pasues shumë i mirë i topit, ka publikuar këto statistika në Instagram.