Lajme

Talulant Xhaka, 300 ndeshje në Superligën e Zvicrës

Taulant Xhaka ka luajtur ndeshjen e tij të 300-të në Superligën e Zvicrës në futboll.

Mesfushori kishte debutuar për Bazelin më 27 shkurt të vitit 2011 në fitoren 1:0 ndaj Lucernit.

38 ndeshje i ka me Grasshopperin, të tjerat me Bazelin.

Ai është i 15-ti në listën e lojtarëve me më së shumti paraqitje në Superligën e Zvicrës që nga viti 2003.