Futboll

Tatuazhi i Granit Xhakës, temë diskutimi në mediat zvicerane

Mediat zvicerane i kanë kushtuar vëmendje të veçantë një tatuazhi, të cilin kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka bërë pak ditë para fillimit të Kampionatit Evropian, përcjell albinfo.ch.

Drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami, ka thënë të hënën se Xhaka ka gabuar që ka vizituar studion e tatuazheve.

“Ishte një gabim që e bëri Graniti. Kemi pasur një bisedë interne për këtë, por çështja është zgjidhur tashmë. Ne duam të fokusohemi në sport dhe në ndeshjen e së shtunës ndaj Uellsit”, ka thënë Tami për “blick”.

Të gjithë në përfaqësuesen e Zvicrës kanë pranuar rezultat negativ në testimin për koronavirus. Blick ka pyetur nëse tatuazhi i Xhakës paraqet rrezik në kohën e koronavirusit. Mjeku i Zvicrës ka thënë se rreziku është i vogël.