Shkurt.ch

Tatimi paushall mbetet për të huajt

Tatimi paushall do të mbetet në agjendën politike në Zvicër, në Argau qytetarët do t’i paguajnë më pak taksa shtetit.

Pas heqjes në kantonin e Cyrihut, nisma të tilla kanë rezultuar në disa kantone të tjera në Zvicër që duan ta bëjnë të njëjtën.

Por, tatimi paushall do të mbetet edhe më tutje për të huajt e pasur.

Nisma “Taksa korrekte për familjet” është hedhur poshtë nga zviceranët në Bernë.

Zgjedhësit të dielën në Bernë kanë refuzuar propozimin kundër iniciativës për të shfuqizuar tatimin paushall për të huajt e pasur.

Ndërsa në Kantonin e Aargau qytetarët votuan për rishikimin e ligjit për taska. Kjo do të thotë se në kantonin Aargau qytetarët do t’i paguajnë më pak taksa shtetit. Do të lirohen veçanërisht klasa e mesme dhe familjet. Tatime do të paguajnë më pak edhe ata që fitojnë më shumë dhe bizneset.