Shkurt.ch

Tatim mbi ndihmat sociale?

Personat që jetojnë nga puna e tyre, pasi t`i kenë paguar të gjitha tatimet, shpesh dalin më keq se ata që jetojnë nga ndihmat sociale

Çështja nëse duhet  të vihet tatimi mbi ndihmat sociale, është një temë që po preokupon aktualisht edhe Qeverinë Federale. Nëse vendoset që ky tatim të vihet, atëherë duhet menduar për ngritjen e minimumit ekzistencial të pataksuar.

Të dyja dhomat e parlamentit tashmë kanë nisur nga një kërkesë lidhur me këtë problematikë, shkruan 20minuten.ch.

Ajo që ka shtyrë inicimin e këtyre kërkesave është se personat që jetojnë nga puna e tyre, pasi t`i kenë paguar të gjitha tatimet, shpesh dalin më keq se ata që jetojnë nga ndihmat sociale. Në parim, nismën e ka përshëndetur edhe ministrja e financave, Eveline Widmer Schlumpf. Ajo ka premtuar se do ta shqyrtojë më hollësisht këtë çështje.