Lajme
Task Forca zvicerane: Këto ilaçe ndihmojnë në rastet e rënda të koronës
Medikamenti Deksametazon, zvogëlon ndjeshëm shkallën e vdekshmërisë te pacientët e shtruar në spital për Covid
Personat që për shkaqe të ndryshme nuk mund të vaksinohen duhet të jenë në gjendje të mbrohen me ilaçe kundër infeksionit të rëndë me korona.
Tani, sipas Task Forcës Shkencore të Zvicrës për Koronën, po bëhet e qartë për herë të parë se cilat ilaçe ndihmojnë në këtë drejtim
Janë me dhjetëra ilaçet kundër koronës që aktualisht po testohen për efektivitetin në laboratorë dhe në zyrat e miratimit, shkruan blick.ch. Por jo të gjitha ilaçet ndihmojnë në parandalimin e një rrjedhe të rëndë të sëmundjes.
Ndërkaq, tani është paraqitur një pasqyrë fillestare e barnave të tilla nga Grupi Federal Shkencor Zviceran i Koronës (Task Force), transmeton albinfo.ch.
Cilët medikamente ulin vdekshmërinë
Sipas gjetjeve fillestare, medikamenti me emrin deksametazon, i cili tashmë është duke u përdorur gjerësisht, zvogëlon ndjeshëm shkallën e vdekshmërisë te pacientët e shtruar në spital për Covid. Në raste kritike, shkalla e vdekshmërisë mund të bjerë deri në 34 për qind, shkruan task force.
Medikamenti Remdesivir, i cili tashmë përdoret edhe në Zvicër, gjithashtu ndihmon në trajtimin e rrjedhës së rëndë të koronavirusit, transmeton albinfo.ch. Përmes përdorimit të Remdesivir-it konsiderohet se ulet kohëzgjatja e shërimit dhe qëndrimi në spital. Megjithatë, ky ilaç nuk përdoret ende në mënyrë rutinore në Zvicër.
Sipas studimeve të bëra dhe sipas prezantimit nga Task Forca Zvicerane e Koronës, edhe ilaçi tocilizumab duket të jetë një zgjidhje për pacientët që vuajnë nga gulçimi pas shtrimit në spital. Pacientët e trajtuar me tocilizumab i nënshtrohen një rreziku dukshëm më të ulët të vdekjes nga korona.
Medikamenti zviceran sotrovimab gjithashtu është ekzaminuar. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ky ilaç nga Ticino kryesisht parandalon rrezikun e shtrimit në spital.
Hidroksilklorina, i njohur si “Ilaçi i Trumpit” nuk ndihmon
Një studim që ka testuar medikamentin sotrovimab tek njerëzit që ishin shtruar tashmë në spital u anulua kohët e fundit. Kjo ka ndodhur pasi provat e grumbulluara kanë treguar se sotrovimab mund të përkeqësonte edhe më shumë rrjedhën serioze të sëmundjes.
Për shumë ilaçe të tjera, si ai i malaries “hidroksilklorinë”, i përhapur nga ish-Presidenti amerikan Donald Trump, studimet e mëdha shkencore nuk kanë mundur të gjenin ndonjë përmirësim domethënës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën