Lifestyle
Tash edhe zyrtarisht: Patrik Haziri është “Bachelor-i” i radhës në Zvicër
Për të fituar zemrën e tij do të “luftojnë” 21 vajza, në emisionin i cili fillon të emetohet më 21 tetor.
Nga sot edhe zyrtarisht: Patrik Haziri është kavalieri i trëndafilave i edicionit të tetë të emisionit shumë të shikuar të tipit të spektakleve live që emetohet nga televizioni zviceran “3+”.
Se Patriku do të përzgjidhej për këtë “post” flitet tashmë disa ditë, por vetëm sot, televizioni në fjalë e ka konfirmuar: 29 vjeçari i gjatë 1.83 m., është “Bachelor-i” i radhës. Për të fituar zemrën e tij do të “luftojnë” 21 vajza në emisionin i cili fillon të emetohet më 21 tetor.
Ai pra gjatë kësaj kohe do të njihet me këto vajza, me të cilat do të përjetojë eksperienca të ndryshme dashurie, ndërsa çdo javë do të largojë njërën prej tyre nga shtëpia. Në fund, vajza e mbetur, e cila do të pranojë edhe trëndafilin e fundit, do të jetë edhe vajza fatlume, me të cilën Patriku mund të nisë edhe lidhjen e dashurisë.
“Der Bachelor” është një platformë e njohur e emisioneve që ndiqet nga miliona shikues nëpër gjithë Evropën, njofton albinfo.ch.
Patriku është nga Cyrihu dhe punon në administrimin e bizneseve familjare. Familja e tij, e cila vjen nga Bujanoci, merret me furra, restorante dhe hotele në qytete të ndryshme të Zvicrës. Ndërkohë, ata kanë edhe mbi dhjetë kioska nëpër Zvicër për shitjen e kifleve “Brezel”.
E-Diaspora
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA Në kuadër të qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
Jeta në Zvicër
-
Nemo performoi për Zvicrën në Eurovision 25-vjeçari zviceran Nemo performoi në skenën e Eurovisionit në Malmo të Suedisë, duke përfaqësuar Zvicrën me...
-
A mund të bëhen gratë pjesë e Gardës Zvicerane?
-
Fushata kundër ligjit për energjinë elektrike: Dhurohen 180,000 franga në mënyrë anonime
-
Rezervime të vështira dhe përpikëri të pasigurt, treni i natës nuk përmbush pritshmëritë
-
A do të vizitohet Zvicra nga “Shenjtorët e Akullit” këtë vit?