Kuriozitete
Tash e tutje mund të bllokoni mesazhet fyese në Instagram
Instagram po investon në teknologjinë e Inteligjencës Artificiale për t’i larguar përdoruesit, veçanërisht ata më të rinj, nga mesazhet fyese që vijnë shpesh me mesazhe të drejtpërdrejta (DM), transmeton Ansa përcjell Albinfo.ch.
Platforma ka vënë në përdorim një fuksion të ri që, pasi të aktivizohet automatikisht, do të filtrojë kërkesat që përmbajnë fjalë, fjali dhe emoji fyese.
Mjeti i ri do të funksionojë në mënyrë të ngjashme me filtrin e komenteve të prezantuar mbi katër vjet më parë, që mundëson zgjedhjen se cilat fjalë ose fjali duhet të fshihen automatikisht nën secilin postim.
Instagram specifikon se filtri i komenteve do të zhvillohet lokalisht në pajisje, d.m.th. asnjë përmbajtje nuk do të dërgohet në serverat e rrjetit social.
Filtri i ri mund të aktivizohet ose çaktivizohet sipas gjykimit të përdoruesit nga një seksion i Cilësimeve të quajtura Fjalë të Fshehura.
Përveç filtrit DM, përdoruesit mund të vendosin të bllokojnë një llogari paraprakisht, madje edhe ato të reja, që një person ose një ngacmues i identifikuar tashmë mund të krijojë.
Përveç kësaj, Instagram gjithashtu do të bllokojë fjalët fyese që shkruhen gabimisht
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











