CH-Ballkani

Tartufi i zi, kërkimi i jashtëligjshëm i arit të zi në Shqipëri

Një kilogram tartuf (zhardhokut të kërpudhave) kushton rreth njëmijë euro - ajo nuk vjen vetëm nga Franca, por edhe nga Shqipëria. Por për shkak se atje nuk ka zbatim të ligjit, kërkohet në hapësira të shumta, shkruan media gjermane zdf.de.

Qenë të helmuar dhe pemë të shkatërruara: në pyjet e Shqipërisë po zhvillohet një luftë për tartuf. Në shtëpinë e varfër të Europës po kërkohet gjithmonë e më tepër perimja që po sjell fitime të mëdha. Kërkimi për sortën e bardhë sjell 50 euro në ditë, ndërsa sorta e zezë deri 140 euro – shumë para për shqiptarët që mesatarisht fitojnë 400 euro në muaj.

“Gjuetia për arin e zi,” e quan media gjermane, përcjell albinfo.ch. Njëherë i trajnojnë qentë dhe më pas e kërkojnë arin e zi kryesisht në malet jugore të Shqipërisë.

Kërkime ka pasur edhe në malin e Dajtit ku ka ndodhur edhe një incident mes dy konkurrentëve në fund 2017.

“Ata më ndiqnin mua dhe më vranë dy qentë e mi, që të largohesha,” thotë me lotë në sy Besim Lami, 68 vjeçar. Një qen i stërvitur mund të kushtojë deri 8000 euro. Mungesa e ligjeve sjell dëme edhe në pylltari duke shkatërruar pemët. Pema e shkatërruar nuk kultivon vitin e ardhshëm tartufin. Kjo sjell demë të konsiderueshme andaj duhet shteti të liçencojë kërkuesit.

“Në Shqipëri nuk kultivohet tartufi ose nuk mbrohet dhe nuk ka ndalesë dhe as vetëdije,” kritikon ai.

Shumica e shqiptarëve që kërkojnë tartufin më pas e shesin në Itali dhe Francë. Atje ajo mund të shitet me çmim dhjetëfish më të shtrenjtë.