Lajme

Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika

Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent për raste të vogla pa referim.

Disa grupe politike, si Partia Popullore Zvicerane, gjykojnë se për shumicën e pacientëve, masa është “joefektive” dhe me “efekt minimal parandalues”, transmeton albinfo.ch.

Nga ana tjetër, partia populiste më mirë do të shihte dyfishimin e tarifës prej 50 frangash për njerëzit “për të cilët sigurimi shëndetësor mbulohet plotësisht nga taksapaguesit, siç janë azilkërkuesit”.