Lajme
Taravari: Asnjë proces i rëndësishëm për vendin nuk është bërë pa diasporën
Në një tubim në Berlin, bashkëqytetarë kanë mirëpritur në mbrëmjen e të premtes kandidatin për president të Republikës së Maqedonsië së Veriut, Arben Taravarin, nga koalicioni VLEN.
Taravari u fokusua në rëndësinë e diasporës në proceset politike të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se ata kanë qenë një forcë e rëndësishme për ndryshime, shkruan Telegrafi (Maqedoni). Ai tha se asnjë proces politik nuk është realizuar pa pjesëmarrjen dhe përkrahjen e diasporës, duke sjellë shembuj si Universiteti i Tetovës dhe formimi i partive politike.
“Sensibilizimi i diasporës është kyç për ndryshime të suksesshme në Maqedoninë e Veriut. Në këtë mënyrë, ne mundësojmë kthimin e pjesës së diasporës për të jetuar në vendin tonë. Ju mund të komunikoni me njerëzit dhe të kërkoni përkrahjen e tyre për votën e 24 prillit, duke e cilësuar atë si çelësin për një fitore të madhe parlamentare më 8 maj”, tha Taravari.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën