Shkurt.ch

Talibanët pohojnë rrëmbimin e zviceranëve

Autoritetet pakistaneze nuk kanë vërtetuar ende deklarimet e talibanëve

Disa ditë pasi janë shpallur të zhdukur në Pakistan një burrë dhe një grua zviceranë, sot për herë të parë janë paraqitur rrëmbyesit e tyre. Ata janë një grup talibanësh radikalë islamikë.

Ndonëse ata ende nuk i kanë bërë kërkesat e tyre, mediet thonë se ata do t`i këmbenin pengjet e tyre me të holla ose do të kushtëzojnë lirimin e tyre me lirimin e luftëtarëve të burgosur talibanë.

Autoritetet pakistaneze nuk kanë vërtetuar ende deklarimet e talibanëve.

Zviceranët ndodheshin si turistë kur, të premten e kaluar u kidnapuan në veriperëndim të krahinës Baluchistan, që njihet si bastion i talibanëve. Ata ishin në një makinë kampimi dhe dëshironin të kalonin natën në malet e atjeshme.