Futboll

Talenti shqiptar i Interit shënon super gol

Futbollisti i Kombëtares së 19-vjeçarëve që drejtohet nga Erjon Bogdani, realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 87-të me një goditje të fortë nga distanca, duke vulosur fitoren e Interit

Skuadra e Interit e nisi me një fitore të thjeshtë me shifrat 5:0 aventurën në turneun për skuadrat e moshave në Itali, “Viareggio Cup”.

Zikaltrit mposhtën lehtësisht australianët e “APIA Leichhardt” me rezultat 5:0, takim në të cilin la shenjën e tij edhe mesfushori shqiptar, Armand Rada, përcjell albinfo.ch.

Futbollisti i Kombëtares së 19-vjeçarëve që drejtohet nga Erjon Bogdani, realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 87-të me një goditje të fortë nga distanca, duke vulosur fitoren e Interit. Ai realizoi golin e tretë në këtë ndeshje.

Së fundmi, Rada ka marrë ftesë nga ekipi Shpresa I Shqipërisë dhe do të grumbullohet me U-21, për të cilën është përgjigjur me gol spektakolar.

Armand Rada është pjesë e skuadrës Primavera të Interit që prej verës së vitit 2016-të.