Sport
Talenti Mërgim Berisha vazhdon kontratën me “Red Bull Salzburg”
“Mërgimi ka pasur një zhvillim pozitiv gjatë muajve të fundit. Ai ka luajtur një sezon të mrekullueshëm të FC Liefering, dhe kështu e meriton t’ i jepet mundësia për të qenë pjesë e FC Red Bull Salzburg”, ka thënë drejtori sportiv i klubit të Salzburgut

Futbollisti i talentuar Mërgim Berisha ka vazhduar kontratën me klubin austriak “Red Bull Salzburg” deri në vitin 2020.
Kosovari 18 vjeçar pati një sezon fantastik gjatë kësaj vjeshte ku luajti si i huazuar në ekipin e ligës së dytë austriake FC Liefering. Për 19 paraqitje, ai arriti të shënojë 11 gola, shkruan “albinfo.ch”.
“Mërgimi ka pasur një zhvillim pozitiv gjatë muajve të fundit. Ai ka luajtur një sezon të mrekullueshëm të FC Liefering, dhe kështu e meriton t’ i jepet mundësia për të qenë pjesë e FC Red Bull Salzburg”, ka thënë drejtori sportiv i klubit të Salzburgut, Christoph Freund, njoftojnë mediat austriake.
Nga janari i vitit 2017, Mërgimi do të jetë bashkëlojtar i reprezentuesit të Kosovës, Valon Berisha, i cili po ashtu është pjesë e klubit të Salzburgut.
Ekipi futbollistik FC Red Bull Salzburg është klubi më i suksesshëm në dekadën e fundit në Austri, i cili për dhjetë vitet e fundit ka fituar shtatë herë titullin kampion.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemri Mërgim Berisha
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Gjermani
- Profesioni:Futbollist
E-Diaspora
-
Nga Prishtina në SHBA: Hellocare.ai pushton shëndetësinë amerikane! AdventHealth ka besuar tek hellocare.ai për të sjellë teknologjinë tonë në çdo dhomë të sistemit të...
-
Ilir Hasanaj, një regjisor filmi në relacionin Zvicër – Kosovë
-
Gerlafingen (SO): Vetëvritet kosovari pasi ka plagosur rëndë një grua
-
Pas sulmit në Mannheim: Reagon Konsullata e Kosovës në Shtutgart
-
Kosovari Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut
Jeta në Zvicër
-
“Jo ndalimit të zonave 30 km/orë në brendësi të qytetit” Shoqata për Trafikun dhe Mjedisin ka nisur një peticion “në mënyrë që Këshilli Federal të mos...
-
34,000 nënshkrime për t’i kërkuar Zvicrës të largohet nga OBSH
-
Ka ndihmuar nxënësit të “kopjojnë”: I hiqet leja e punës instruktorit të autoshkollës
-
Nxitje për më shumë banesa në pronësi të shtetit në Gjenevë
-
Zvicër: Rreth 14 miliardë franga për bujqësinë