Kosova

Talenti kosovar nënshkruan kontratë profesionale me Interin

Hoti ka lidhur kontratë me kampionin e Italisë, që do ta mbajë të lidhur deri në qershor të vitit 2024, kurse detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura nga klubi italian

Futbollisti i talentuar nga Kosova, Andi Hoti, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin italian, Inter.

Hoti ka lidhur kontratë me kampionin e Italisë që do ta mbajë të lidhur deri në qershor të vitit 2024, kurse detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura nga klubi italian.

Talenti kosovar u shpreh i lumtur me nënshkrimin e kontratës.

“I lumtur dhe krenar që kam nënshkruar kontratën e parë si profesionist me Interin, deri në 2024-ën. Dua të falënderoj familjen dhe menaxherët e mi për mbështetjen në arritjen e një tjetër hapi”, shkroi Hoti në rrjetet sociale, përcjell Albinfo.ch.

18-vjeçari kosovar ka qenë pjesë e grupmoshave të reja te skuadra e Interit qe dy vjet.

Ai gjithashtu është thirrur së fundi nga përzgjedhësi i Kosovës U21, Michael Nees, por nuk ka debutuar ende, teksa me grupmoshat e Koosvës U17, ka zhvilluar dy takime, transmeton Ap.

Aktualisht, Andi Hoti është duke u stërvitur me ekipin e parë të Interit në fazën parapërgatitore për edicionin e ri, ndërsa ai ishte pjesë e grumbullimit në miqësoren e fundit që skuadra zikaltër e zhvilloi me klubin zviceran, Lugano.