Shqipëria

Taksa në “Rrugën e Kombit” nuk pati ndikim negativ

Agjencia e lajmeve shtetërore e Shqipërisë i ka kushtuar një shkrim taksës për “Rrugën e Kombit”  duke thënë se ajo nuk ka ndikuar negativisht për kundër reagimeve që pati për çmimin e lartë.

Fluksi i vizitorëve nga Kosova që vizituan Shqipërinë për qëllime turistike gjatë muajit shtator u rrit me 66% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë citon kjo agjenci të dhënat e INSTAT. Sipas të dhënave të INSTAT, Kosova ka patur rritjen më të madhe me 66,0 %, ose rreth 106 mijë persona më shumë krahasuar kjo me shtatorin e vitit të kaluar.

Ky është një trend i ndryshëm nga muajt e mëparshëm, ku fluksi i shtetasve kosovarë ka qenë me rënie krahasuar me të njëjtat periudha të një viti më parë.

Muaji shtator ka shënuar një fluks lëvizjesh të vizitorëve nga Kosova për qëllime turistike, kjo e favorizuar edhe nga moti i mirë, me destinacion bregdetin shqiptar.