CH-Ballkani

Takohen Papa Francesku me Emmanuel Macron, emigracioni temë diskutimi

Emigracioni çështje diskutimi në takimin mes Papa Franceskut dhe Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë ditës së sotme është takuar me Papa Franceskun në Vatikan.

Sipas mediave franceze, takimi është cilësuar i ‘përzemërt’, shkruan Albinfo.ch.

Diskutimi mes Papës dhe Macron ka qenë me dyer të mbyllra.

Në takim është diskutuar për çështjen e emigracionit, konfliktin në Lindjen e Mesme dhe të armdhmen e unitetit të Europës.

Rritja e emigrantëve ka qenë një temë e cila është cilësuar e rëndësishme gjatë diskutimit.

Çështja e emigrantëve ka ndezur përplasje edhe mes shteteve anëtare në BE.