Kosova
Takohen Kurti–Ahmeti, diskutuan për menaxhimin e COVID-19
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka vizituar Komunën e Prishtinës.
Takimi Kurti-Ahmetih tashmë ka përfunduar dhe në të prezent ishte edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ndërkohë, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se kanë disktuar rreth menaxhimit të situatës me COVID-19.
“Pata kënaqësinë që në vizitë në Komunën tonë ta presim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Diskutuam rreth zhvillimeve të fundit në vend, por me fokus të veçantë menaxhimin me COVID-19, ku diskutuam për menaxhimin në Prishtinë dhe masat e ndërmarra dhe ditët e javët në vijim se çka na pret me lirimin e disa prej masave”, tha Ahmeti.
Po ashtu, Ahmeti shtoi se kanë shkëmbyer edhe informatat për planet dhe përgatitjet e qeverisë së i përket aspektit ekonomik.
“E falënderoj për vizitën që e ka bërë sot dhe besoj që ato që diskutuam do të na duhen shumë gjatë ditëve dhe javëve në vijim”, tha Ahmeti.
Ahmeti ka shtuar se janë të gatshëm për rihapje, por se këtë vendim nuk mund ta marrin si komunë dhe se për këtë vendos Ministria e Shëndetësisë, Qeveria dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind