Kosova
Takimi Thaçi-Kurti dhe afatet kushtetuese për formimin e qeverisë
Kreu i shtetit e ka ftuar kryetarin e subjektit fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit në takim konsultativ
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka dërguar tri ftesa kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe në të tri rastet është refuzuar.
Kreu i shtetit e ka ftuar kryetarin e subjektit fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit në takim konsultativ për të kuptuar se kujt do t’i japë mandatin për të formuar qeverinë.
Madje, Thaçi pas dy ftesave në një ditë, vendosi që Kurtin ta takonte sot në orën 10:00, mirëpo ky i fundit i ofro ta takojë të hënën e parë të vitit të ri, më 6 janar.
Në lidhje me afatet kohore për mandatarin për kryeministër, njohësi i rrethanave politike dhe kushtetuese, Mazllum Baraliu, i tha KosovaPress-it se neni 95 i Kushtetutës e parasheh që qysh prej momentit kur Albin Kurti mandatohet nga presidenti për kryeministër, rrjedh afati i parë 15 ditësh për formimin e qeverisë.
Nëse nuk ka vota për këtë, pason afati tjetër 10 ditësh, e nëse as pas kësaj nuk arrihet, presidenti shpall zgjedhjet e reja brenda 40 ditësh.
Por, neni tjetër, ai 85, për Baraliun parasheh që mandatari për kryeministër prej ditës kur mandatohet ka afat rreth 60 ditë për të formuar qeverinë dhe, pas saj, sërish shpallje për zgjedhje të reja.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra