Kosova

Takimi në Bruksel: Kosova paraqiti tri kushte, nuk donte takim trepalësh

Takimi i dialogut në Bruksel ka përfunduar pa takim trepalësh mes ndërmjetësit (BE), kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se Kosova nuk ishte e gatshme dhe paraqiti tri kushte.
“Kosova nuk dëshironte ta mbante takimin trepalësh, Serbia ishte e gatshme ta bënte. Duhen dy vetë për ta luajtur tangon. Për fat të keq, asnjë progres nuk mund të arrihej sot. Kryeministri Kurti ka dorëzuar tri kushte për angazhimin e tyre të mëtejmë në procesin e normalizimit. Citoj ‘1. Marrëveshja bazike të formalizohet me nënshkrim nga shefat përkatës të qeverive. 2 Tërheqja e letrës së rezervimit të deportuar nga ish-kryeministrja e Serbisë më datë 13 dhjetor. 3. Dorëzimin i Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore kosovare’”, ka thënë ai në konferencën për media pas takimeve dypalëshe.