Lajme

Takimi mbarëkombëtar i shkrimtarëve të diasporës “Letra nga Diaspora” mbahet në Tiranë

Qendra e Botimeve për Diasporën fton shkrimtarët, studiuesit, publicistët dhe dashamirësit e letërsisë që jetojnë e krijojnë në Diasporë që të marrin pjesë në Takimin Mbarëkombëtar të Shkrimtarëve të Diasporës “Letra nga Diaspora” më 22 shkurt në Tiranë.

Ky takim do të ndihmojë në njohjen, promovimin dhe krijimin e komunikimit të shkrimtarëve të Diasporës me lexuesit dhe botuesit shqiptarë dhe synon prezantimin e letërsisë së Diasporës, duke u kthyer në një traditë vjetore dhe në një zëdhënës të rëndësishëm të letërsisë së migracionit shqiptar, përcjell albinfo.ch

Për të marrë pjesë në këtë takim ose për informacione të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën: [email protected]