Lajme

Takimi Jans-Balla, diskutuan për bashkëpunimin në fushën e migracionit

Në Bernë, Këshilltari Federal Zviceran z.Beat Jans, priti Ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla.

Ata diskutuan bashkëpunimin në fushën e migracionit dhe punëve policore.

Që nga viti 2007, Shqipëria dhe Zvicra bashkëpunojnë në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore dhe mashtrimeve online.

Të dy ministrat, shkëmbyen gjithashtu mendime për mbështetjen e Zvicrës në fushat e qeverisjes dhe zhvillimit ekonomik.

Ministri i Brendshëm Balla u interesua edhe për sistemin zviceran të shpëtimit dhe shuarjen e zjarreve në pyje.

https://www.ejpd.admin.ch/ejpd/de/home/aktuell/mm.msg-id-101472.html?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR1Pwigxw-VV2PxXCJcvNpD-N9DSsNhC1zauKtTKCvN_ieW3Lf_SBlceCBc_aem_o4NWtCm2WbUP_adW722Ihg