Shqipëria
Takimi i radhës mes tri vendeve të “Open Balkan”
Takimi mes Shqipëriës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet në Beograd, sot dhe nesër.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë sot në Beograd për takimin e radhës për “Open Balkan”, transmeton albinfo.ch.
Mësohet se Republika e Maqedonisë së Veriut, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit, do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Nikola Dimitrov.
Lajmi është konfirmuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
“Nxitja e bashkëpunimit rajonal përmes iniciativës për Ballkanin e hapur vazhdon në Beograd më 3 dhe 4 nëntor 2021. Në takim do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin zyrtar të sekretariatit.
“Ballkani i Hapur” është një nismë për bashkëpunim rajonal, në të cilën marrin pjesë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën