Koronavirusi: çast pas çasti
Takimi i Pesë Fuqive të Mëdha për kontributin në luftën kundër COVID 19
Rusia njoftoi sot një takim të ardhshëm të drejtuesve të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kërkuar nga sekretari i përgjithshëm për t’u treguar të bashkuar përballë pandemisë.
“Pesë Fuqitë e Mëdha po shqyrtojnë kontributin e tyre të mundshëm në luftën kundër koronavirusit”, deklaroi kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.
“Për këtë qëllim, zhvillimi i një takimi me videokonferencë ka qenë miratuar në parim. Për të mësuar se kur do të mund të zhvillohet ne jemi duke vendosur”, shtoi ai.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov konfirmoi për gazetarët se data e takimit nuk ishte vendosur ende.
Këshilli i përhershëm i Sigurimit të OKB-së përbëhet nga Rusia, Franca, Kina, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.
Në mes të muajit prill, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u kërkoi këtyre pesë vendeve, të ndarë që prej disa javësh, të tregoheshin të bashkuar përballë COVID-19, që ka shkaktuar më shumë se 200 000 të vdekur në botë.
Disa ditë më parë presidentët rus, Vladimir Putin dhe francez, Emmanuel Macron përmendën mundësinë e një takimi mes drejtuesve të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?