Kosova
Takimet në Bruksel, Rama pritet nga Ursula von der Leyen
Rama takon Ursula von der Leyen; diskutohet për situatën në veri të Kosovës
Mësohet se në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, kryeministri Rama u takua me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se në takimin “kokë më kokë” është biseduar për situatën në veri të Kosovës dhe domosdoshmërinë e nisjes së dialogut mes Prishtinës e Beogradit.
Një ditë më parë, kreu i qeverisë pati një takim me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Edhe në bisedën me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Rama e vuri theksin tek nisja e zbatimit të planit franko-gjerman, që synon normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Pas takimit me presidenten e KE-së, kryeministri Rama do të bisedojë edhe me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Në përfundim të takimit, dy liderët do të kenë një deklaratë të përbashkët me vëmendjen te situata në veri të Kosovës dhe te rikthimi i kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç në tryezën e dialogut.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik