Integrimi
Takime informative mbi bashkimin familjar
Takimet e ardhshme informative për bashkimin familjar mbahen më 22 tetor 2013 dhe më 29 prill 2014
Qendra Kompetente për integrim e Bernës së bashku me shërbimet administratës së qytetit dhe me organizata të tjera organizon mbledhje informative, punëtori dhe kurse të ndryshme.
Informimi që bëjnë Qendra e përmendur dhe organizatat tjera u drejtohen personave që jetojnë në qytetin e Bernës dhe dëshirojnë që familjarët e tyre (fëmijët, bashkëshorti, bashkëshortja, prindërit) t`i sjellin nga jashtë vendit në Zvicër. Po ashtu aktivitetet e këshillimit janë menduar edhe për personat tjerë, që duan të ndihmojnë ata që planifikojnë bashkimin e familjes, në qytetin e Bernës.
Në këto takime jepen informacione në lidhje me të drejtën e të huajve, me marrëveshjen për lëvizjen e lirë, me integrimin e personave që vijnë si rezultat i bashkimit familjar. Objekte të këtyre takimeve janë çështjet si: Cilat kritere juridike duhen plotësuar për bashkimin familjar; sa të larta duhet t`i kem të ardhurat për ta sjellë familjen time në Zvicër; ku mund të gjej kurset e përshtatshme të gjuhës për familjen time; si mund ta mbështes familjen time që ajo të ndjehet mirë në Zvicër; çfarë letrash më nevojiten për tu martuar me një shtetas/e të huaj.
Në aktivitetet e përmendura informative përgjigjet për këto dhe pyetje tjetra do t`i japin persona kompetentë nga shërbimi për qytetarët, ai për integrim, policia për të huaj dhe qendra profesionale për integrim.
Pjesëmarrja në këto takime është pa pagesë, paralajmërimi nuk është i domosdoshëm dhe informimi bëhet në gjuhën gjermane. Ata që kane nevoje për përkthim në ndonjë gjuhë tjetër mund ë drejtohen, më së paku një javë para takimit në adresën elektronike: [email protected]; ose numrin e telefonit: 031 321 60 36.
Aktivitetet e ardhshme informative për bashkimin familjar mbahen më 22 tetor 2013 dhe më 29 prill 2014.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës