Zhvillim
Takim për fuqizimin e turizmit në Ballkanin Perëndimor
Të pranishëm në takim kane qenë mbi 50 pjesëmarrës nga Mali i Zi, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia
“Dizajnimi i listës çfarë duhet bërë për turizmin në Ballkanin perëndimor” ishte motoja e aktivitetit dyditor të mbajtur në verarinë “Sipcanik” afër Podgoricës, Mali i Zi, në organizim të Iniciativës regjionale të kompetivitetit, një projekt i RCI/USAID. Qëllimi i përgjithshëm ishte organizimi i palëve të interesuara të turizmit nga Ballkani Perëndimor për gjenerimin e ideve dhe inicimin e angazhimeve për aktivitetet në të ardhmen për të vazhduar rritjen dhe promovimin e regjionit të Ballkanit perëndimor si destinacion turistik kompetitiv dhe ne rritje. Në mbrëmjen e hapjes së takimit u prezantua një ekspozitë me fotografi nga Ballkani Perëndimor me pamjet më të bukura nga ky regjion.
Të pranishëm në takim kane qenë mbi 50 pjesëmarrës nga Mali i Zi, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia. Ata përfaqësonin sektorin privat, OJQ-të, organizatat e njohura ndërkombëtare si Adventure Travel Trade Associacion (ATTA) NTO dhe përfaqësues të qeverive, këshilltarë dhe organizata donatorësh.
Drejtori ekzekutiv i ATTA-s, Chris Doyle përshkroi trendet, në lidhje me Aventure Travel (model i ri i turizmit aktiv) dhe rolin e tij gjithnjë në rritje drejt ngritjes në model të qëndrueshëm të turizmit qëndrueshëm. Ai foli edhe për transformimin dhe synimet e zhvillimit, duke theksuar se ai rritet me shpejtë se turizmi tradicional (16% ndaj 4%) duke lënë 67% të të ardhurave vendit të destinacionit. Doyle ka nënvizuar fjalët e sekretarit gjeneral të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) Taleb Rifai të thëna në samitin botëror të turizmit në vitin 2012: “turizmi aventuror është ajo çfarë duhej të ishte turizmi sot dhe çfarë përfundimisht do të jetë turizmi nesër”, duke iu referuar ndryshimeve të pashmangshme të trendeve të turizmit tradicional drejt atij kulturor e ambiental.
Doyle më tutje ka lavdëruar punën e bërë nga vendorët e Ballkanit perëndimor, që, së bashku me dhuratat e natyrës e bën këtë regjion gjithnjë më kompetitiv në botën e turizmit.
Në këtë takim u bë edhe prezantimi i mundësive inovative të bashkëpunimit. Si më e rëndësishmja ishte harta me guidë të gjeoturizmit të Ballkanit Perëndimor, të sponsoruar nga National Geographic, që ka mbledhur pikat më të vlerësuara dhe të rekomanduara të regjionit nga vendorët. Në sesionin e pasdites të takimit u prezantuan ide për fuqizimin e Ballkanit Perëndimor si destinacion turistik.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih