Gruaja
Takim me Filloreta Kodrën: Shqipëria rrezaton në Këshillin e të Drejtave të Njeriut
Padyshim me kurajo, Filloreta Kodrës, ambasadore e Shqipërisë në OKB që prej vitit 2012, nuk i trembet syri. Kjo diplomate dinamike nxjerr në pah vendin e saj në skenën ndërkombëtare ndërsa Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut e në të njejtën kohë Ambasadorja merr postin e zëvendës-presidentes së Këshillit. Një post i rëndësishëm për një komb të vogël, pak i shfaqur dhe shpesh i panjohur. Por angazhimi diplomatik i kësaj ish-zëvendës ministre të Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në Shqipëri nuk ndalon këtu.
Ambasadorja nuk ka hezituar që kohët e fundit ta distancojë Shqipërinë nga disa pozicione radikale në gjirin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, duke mbështetur rezoluta feministe dhe në mbrojtje të minoriteteve. “Vendi ynë është multikultural dhe vendosmërisht i orientuar drejt Evropës” – siguron kjo grua diskrete, sytë kafe të së cilës përcjellin një vullnet të hekurt – “Nuk mund të pranojmë amendamente që bien në kundërshtim me liritë dhe vlerat që ne i mbrojmë në Tiranë”.
E orientuar drejt Europës
Ndër qëndrimet e kontestuara nga konservatorët në Këshillin e të Drejtave të Njeriut ka qënë edhe rezoluta për emërimin e një eksperti të pavarur të ngarkuar me luftën kundër dhunës dhe diskriminimit mbi orientimet seksuale dhe identitetitetin gjinor në botë. “Të gjitha minoritetet duhet të gëzojnë të njëjtat të drejta dhe liri” – këmbëngul Ambasadorja – “Sikurse nuk mund të pranojmë që një burrë të dhunojë gruan e tij, apo që një individ të persekutohet për shkak të ideve të tij, gjinisë, besimit fetar apo prej ngjyrës së lëkurës”.
Këmbëngulja e saj ka bërë të mundur që të miratohen disa rezoluta të rëndësishme në KDNJ, në qershorin e kaluar. Por suksesi ka edhe anën tjetër të medaljes. Prej fillimit të verës, disa anëtarë të misionit kanë qenë shënjestër kërcënimesh tinzare, në Gjenevë dhe në mediat shqiptare. “Do të ketë gjithnjë prapanikë që kundërshtojnë qëndrimet e mbajtura nga Shqipëria” – qetëson diplomatja – “Por pjesa më e madhe e popullit tonë sheh tashmë drejt perëndimit. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë partnerët tanë kryesorë strategjikë”.
Që prej mbërritjes së saj në Gjenevë, Filloreta Kodra dhe delegacioni i saj i vogël janë angazhuar edhe pranë organizatave të tjera ndërkombëtare, si Organizata Botërore e Shëndetësisë, Organizata Botërore e Punës apo Konferenca e Shteteve të angazhuara në luftën kundër minave antinjeri. “Shqipëria do të jetë koordinatore e vendeve të Evropës Lindore në Këshillin e të Drejtave të Njeriut nga shtatori në dhjetor 2016, unë jam gjithashtu anëtare e iniciativës “Gender Champions Genève”. Për vendin tonë janë shumë të rëndësishme parimet e barazisë gjinore dhe shanseve të barabarta. Gratë shqiptare janë të përfaqësuara në poste të rëndësishme e me përgjegjësi që prej shumë kohësh”.
Fëmijëria në komunizëm
Në moshën 14-vjeçare, adoleshente në Vlorë, një qytet bregdetar në jug të Shqipërise, ajo ëndërron të bëhet diplomate. “Babai im donte që të bëhesha mjeke” – kujton ajo duke qeshur, -“por unë doja të shikoja botën. Jetonim në një vend komunist, nën një regjim shumë strikt”. I ati punonte në administratën shtetërore. Nëna i skaliti në shpirt idetë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. “Ajo ishte militante në lëvizjet feministe dhe ka marrë pjesë në emancipimin e gruas.”
Pasi mori një diplomë të ekonomisë politike në Tiranë, vajza e re kontribuon në krijimin e Komitetit të Parë Kombëtar Trepalësh të punës në 1995. “Nuk kishte asnjë rregullore për marrëdhëniet e punës në regjimin e vjetër.” Pasi shkoi në Harvard dhe në Institutin Adam Smith në Londër, Filloreta Kodra hyn në diplomacinë shqiptare. Në vitin 2003 emërohet këshilltare në Misionin në Gjenevë për një vit. Pas kthimit në Tiranë ajo angazhohet në reformat institucionale dhe në luftën kundër korrupsionit dhe më pas kthehet sërish në Gjenevë në 2012. E qetë, ajo shfaqet entuziaste për të nisur sesionin e tretë të 2016’ës në Këshillin e të Drejtave të Njeriut më 13 shtator.
Shkrim i botuar me 31.08.2016 në Tribune de Genève
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve