Integrimi

Takim informativ për pensionet dhe ndihmat plotësuese

Kur ka një person të drejtë për të marrë ndihma plotësuese? Cilët faktorë luajnë një rol në llogaritjen e ndihmave plotësuese?.

Personat që marrin pension të moshës, të trashëgimisë dhe të invaliditetit (AHV dhe IV) kanë qasje edhe në ndihmat plotësuese (Ergänzungsleistungen), në rastet kur të ardhurat nga pensioni nuk u mjaftojnë. Në kuadrin e një tubimi informativ që mbahet të martën, më 29 tetor 2013 zyra për sigurime dhe për çështje të moshës ofron një vështrim më të thelluar në këtë temë.

Kur ka një person të drejtë për të marrë ndihma plotësuese? Cilët faktorë luajnë një rol në llogaritjen e ndihmave plotësuese? Me cilat çështje konfrontohen pensionistë/et kur pensioni AHV ose IV nuk u mjafton dhe duan të bëjnë kërkesë për ndihmat plotësuese?

Për faktin se te llogaritja e ndihmave plotësuese kemi punë me shumë dispozita ligjore, Zyra për sigurime dhe për çështje të moshës u ofron të interesuarve mundësinë për të shtruar pyetje ndërsa në përmbyllje të tubimit, edhe këshillime profesionale individuale. Personat e interesuar mund të informohen edhe për shumë oferta të tjera dhe shërbime për fazën pas përfundimit të moshës së punës.

Në këtë tubim informativ do të bëhet fjalë po ashtu edhe për aspekte tjera me rëndësi sikur për shembull nocioni i pasurisë, ndikimi i donacioneve dhe i trashëgimisë si dhe veprimi konkret te rasti i arsyetimit të kërkesës për ndihma plotësuese.

Tubimi informativ i radhës mbahet më 29 tetor 2013 na ora 14 deri në orën 16.

Adresa: Kirchgemeindehaus Markus, Tellstrasse 35, 3014, Bern.

(Autobusi Nr. 20 Wankdorf Bahnhof deri te stacioni Markuskirche)

Informatat më të hollësishme: Martin Messerli, udhëheqës i sektorit për moshë dhe sigurime. Telefoni: 031 321 77 90, [email protected]