Lajme

Taj Mahal rihapet pas 6 muajsh mbyllje, shkaku i COVID-19

Monumenti i epokës Mughal është vendosur të rihapet për vizitorët, edhe pse pandemia vazhdon të përshpejtohet në Indi.

Taj Mahal është vendosur të rihapet për vizitorët pas një mbyllje gjashtë-mujore, edhe pse pandemia është përshpejtuar në javët e fundit në Indi.

India, shtëpia e 1.3 miliardë njerëzve dhe disa nga qytetet më të mbingarkuara në botë, ka regjistruar më shumë se 5.4 milion raste me COVID-19, me rreth 100,000 infeksione të reja dhe më shumë se 1,000 vdekje të regjistruara çdo ditë në disa javët e fundit.

Muajt e fundit qeveria ka lehtësuar kufizimet, duke përfshirë më shumë linja trenash, fluturime të brendshme, tregje, restorante – dhe tani hapjen e Taj Mahal, një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s, shkruan Aljazeera, përcjell albinfo.ch