CH-Ballkani

Tahiri njofton shoqërinë civile për Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar gjatë ditës përfaqësues nga shoqëria civile, me të cilët ka biseduar lidhur me  Projektligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara në Konfiskimin e Pasurisë.

Tahiri ka bërë të ditur se ndryshimi i Ligjit aktual është shtruar si nevojë pas vlerësimeve se nuk është zbatuar sa duhet, ndërkaq ndryshimet do të mundësojnë zbatim shumë më efikas të konfiskimit të pasurisë.

Sipas Tahirit duhet të rishikohen pasuritë e përfituara. “Politikat e konfiskimit të pasurisë së përfituar me vepër penale, kanë pas nevojë të rishikohen, në mënyrë që shteti ynë të dëshmojë se është i gatshëm për të konfiskuar pasurinë e paligjshme si masën më reale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe si sinjal se askush nuk mund ta shfrytëzojë pasurinë e përfituar me vepër penale” ka thënë ministri Tahiri.

Ai njofton se ka mirëpritur komentet dhe propozimet e shoqërisë civile për këtë projektligj, të cilat do të përfshihen në procesin e mëtutjeshëm.