Shqipëria
Tahiri dorëzon mandatin e deputetit
“Tani janë bërë të gjithë bashkë përballë meje e pushka top tu bëhet unë këtu jam e do ua dal”, tha Tahiri në konferencën për mediat
“Dorëzoj mandatin e deputetit deri kur të zbardhet e vërteta e plotë”, deklaroi Tahiri.
Ai ka folur para mediave atë që kishte përgatitur të fliste në Parlament, por që tha se nuk pati mundësinë.
“Tani janë bërë të gjithë bashkë përballë meje e pushka top tu bëhet unë këtu jam e do ua dal”, tha Tahiri në konferencën për mediat, përcjell albinfo.ch.
“Njëri vinte më sugjeronte thuaj ‘nuk isha unë, po Edi Rama koka e trafikut të drogës’ e kështu shpëtoja nga të gjitha. Tjetri thoshte mos të flisja se nuk është punë pasioni e nerva po llogarish. Unë heshta e pazarxhinjtë dolën në treg, nuk më kanë njohur aq sa ta kuptonin se nuk ka qenë se nuk e dija po nuk doja që armiqtë, hajdutët e pazarxhinjtë t’i mbaja në krah. Unë kam zgjedhur ti vë përballë e nuk ka pasur e as nuk ka asnjë lloj privilegji të më bëjë të ndryshojë mendje dhe sot.
Akuzat për policinë pasardhësi im ia kaloj dhe Saliut dhe Lulit. Këta që më akuzojnë mua sot nga dolën kaq të dhimbsur për fushat që dolën me hashash”, tha Tahiri.
Ai thotë se drejtësisë ia hodhën duke bërë harbutin e duke akuzuar të tjerët për gjëra që kanë bërë vetë.
“Unë rroj e do përballem me drejtësinë dhe për këtë akuzë që më është bërë. Këta të mjerë që sot shqiptarët i tregojnë gishtin për hajdutë si ia bëjnë? Si ia hodhën drejtësisë xhanëm? Duke bërë harbutin ia hodhën drejtësisë, duke akuzuar të tjerët për gjëra që kanë bërë vetë. Me këto kanë blerë rehatin, drejtësinë e kështu rrojnë, duke blerë kundërshtarin në Parlament ia hodhën, duke blerë heshtjen në pazarin e madh të bodrumeve të Parlamentit ku njëri bie dakord me tjetrin mos ti përmendë të shkuarën dhe tjetri të tashmen”, tha Tahiri më tej.
“Kush heshtjen time e ka marrë për dobësi, nuk më paskeni njohur fare. Unë as nuk jam dorëzuar dhe as kam ndërmend ta bëj. Drejtohem kolegëve të mi, në grupin parlamentar që së pari i falënderoj për durimin dhe mirëkuptimin nga një kusur që s’ma kishte njeri borxh, po nëse ka dhe një koleg të vetëm që me fjalë dykuptimshme apo mërmëritje nën zë të drejtoj gishtin te unë më e pakta e ka gabim. Po pres drejtësinë dhe pak durim duhet nga të gjithë”, vijon ish ministri Tahiri.
“25 vjet mbushur me hajdut që veç lekëve këtij populli i kanë vjedhur të ardhmen e fëmijëve, integrimin po ua pengoj unë. Nëse ka një gjë që di si drita e diellit është që nga dita e parë e angazhimit tim dhe deri më sot jam përpjekur dhe besoj ja kam dalë në të paktën në një gjë, unë nuk kam qenë kurrë e as nuk jam si këta. Kam 6 muaj që hesht, që dëgjoj akuza e gënjeshtra përtej çdo imagjinate. E them me vete mjerë njerëzit e shkretë që këta palaçot në politik i dëgjojnë nga 1990 e këtej e nuk kanë faj që nuk lënë ekran pa pështyrë çdo të enjte, Unë kam 8 vjet në parlament e me duket sikur kam 80”, përfundoi Tahiri.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë