Shkurt.ch

Tabletat “Ibuprufen” të zgjasin jetën?

Hulumtuesit e një instituti në Kaliforni po e mbështesin një tezë sipas të cilës tabletat e njohura për zbutjen e dhembjes, “ibuprufen”, kanë efekte të zgjatjes së jetës

Janë disa medikamente të cilave u përshkruhen efekte çudibërëse por që më vonë, për shumicën prej tyre pas analizave më të thella dëshmohet se nuk kanë qenë të tilla.

Megjithëkëtë, hulumtuesit nga instituti “Buck Institute for Research on Aging” me seli në Kaliforni janë duke e mbështetur një tezë sipas të cilës tabletat e njohura për zbutjen e dhembjes, “ibuprufen”, kanë efekte të zgjatjes së jetës për personat që i marrin ato. Por si funksionon kjo?

Mekanizmin e saktë që mundëson zgjatjen e jetës, studiuesit e institutit në fjalë ende nuk kanë arritur ta kuptojnë as vetë, shkruan focus.de.

Por, indikacionet tregojnë Ibuprofeni e nxit krijimin e aminoacidit esencial Tryptophan të cilin njerëzit e marrin përmes ushqimit. E ky aminoacid duket të ketë lidhje me zgjatjen e jetës.