Tematike
A do ta votojnë zviceranët heqjen e taksës për radio dhe televizion?
Dy çështjet ose iniciativat për të cilën do të votohet në të gjithë Zvicrën janë: “Iniciativa për heqjen e taksave për radio dhe televizion, e njohur si “No Billag” dhe “Iniciativa për rregullimin e ri financiar 2021”
Sot, më 4 mars, në Zvicër është ditë kur zhvillohen dy referendume (votime popullore) në nivel të vendit dhe shumë sosh në 14 kantone si dhe zgjedhje të asambleve dhe qeverive në disa komuna.
Dy çështjet ose iniciativat për të cilën do të votohet në të gjithë Zvicrën janë: “Iniciativa për heqjen e taksave për radio dhe televizion, e njohur si “No Billag” dhe “Iniciativa për rregullimin e ri financiar 2021”.
Në opinion gjatë disa muajve të fundit ka qenë shumë më e pranishme iniciativa “No Billag”, rreth së cilës janë zhvilluar debate të pafund pro dhe kundër, shkruan albinfo.ch. Për nga vëllimi i debatit të shkaktuar dhe polarizimi që është bërë rreth saj, ajo është njëra ndër iniciativat më me peshë, të zhvilluara jo vetëm viteve të fundit.
Bartësit e iniciativës thonë se taksa për transmetuesin publik është një kufizim i lirisë individuale dhe i konkurrencës në tregun medial. Ndërsa kundërshtarët argumentojnë se zhbërja e shërbimit publik medial dëmton kualitetin dhe laryshinë mediale të Zvicrës si dhe stimulon ekspansionin e koncerneve ndërkombëtare në tregun medial.
Sipas sondazhit të fundit, bartësit e iniciativës, të cilët kërkojnë heqjen e pagesës nga populli të taksës për transmetuesit publik, do të humbin me rreth 65%, shkruan albinfo.ch. Mirëpo rezultatet që dalin nga kutitë e votimit shpesh dinë edhe të befasojnë.
Këshilli Federal dhe parlamenti kanë rekomanduar votimin kundër iniciativës “No Billag”.
Më pak e “popullarizuar” është iniciativa për rregullimin e ri financiar 2021. Ajo kërkon sigurimin afatgjatë të burmeve të të ardhurave për federatën. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe tatimi i drejtpërdrejtë federale i sjellin federatës secila nga një të tretën e të ardhurave, shkruan albinfo.ch. Ajo që pritet të realizojë inciativa është që këto dy burime tatimore të futen në kushtetutë edhe për 15 vitet e ardhshme, pra deri në vitin 2035.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme