Shqipëria përtej bregdetit
Ta shijosh Shqipërinë ‘Off Limits’
“Off Limits” është një agjenci që ofron shumë mundësi eksplorimi, që nga agroturizmi, ekoturizmi, turizmi kulturor dhe ai i aventurës
A mund të ketë kufij në shijimin e natyrës? Vështirë të flasësh për limite dhe kjo për arsye se çdo segment i saj është një mundësi për aventurë dhe kënaqësi. “Off Limits”, bazuar në këtë të vërtetë është një agjenci që ofron shumë mundësi eksplorimi që nga agroturizmi, ekoturizmi, turizmi kulturor dhe ai i aventurës.
Erald Dervishi është ideatori dhe njeriu që organizon dhe ndjek me kujdes çdo produkt turistik të ‘Off Limits’. Ai, si pjesa më e madhe e atyre që sot kanë agjenci turistike, e ka pasur pasion personal natyrën dhe për shumë kohë ka qenë guidë dhe manaxher turistik në Sarandë, ku ka përfunduar edhe studimet në degën e turizmit. Dhe siç ndodh me njerëzit që kërkojnë më shumë nga vetja, një ditë vendosi të kishte diçka të vetën, për t’i bërë gjërat siç dinte ai e për të sjellë cilësinë maksimale në produktet turistike.
E filloi me një Jeep, sot ka një flotë të tërë makinash 4×4
E filloi rrugëtimin me një Jeep të thjeshtë dhe sot ka një flotë të tërë me 15 makina 4×4 dhe një larmi paketash. Prioriteti për ‘Off Limits’ është siguria dhe cilësia e tureve që fillojnë nga ata 1 ditorë e deri te shumëditorët me Jeep safari si dhe turet private të aventurës. Ka edhe paketa që konceptohen sipas kërkesës personale të turistit, në varësi të shijes dhe dëshirave të tij. Janë eksplorime në zonat më të bukura dhe më ekskluzive të Shqipërisë. Në veri prekin Thethin, Shkodrën, Koplikun, në jug Divjakën e Karavastanë. Ka shëtitje me motoskafë në Jon në zonat përreth Karaburunit dhe Sazanit, perlat e bregdetit. I mrekullueshëm është Jeep safari në malësitë e Tiranës, kryesisht në malësinë e Shën Gjergjit dhe në Bizë, por edhe në trekëndëshin Krujë, Tiranë dhe Gjiri i Lalëzit e veçanërisht në Kepin e Rodonit, që preferohet shumë nga të gjithë turistët e huaj.
Deri në 8 ditë “off roads”
Turnet më të gjatë janë ata 8 ditorë ‘off roads’ përgjatë gjithë bregdetit nga Durrësi deri në Sarandë, në njërën prej vijave bregdetare më të bukura të Ballkanit, është një turizëm aventure i ndërthurur me atë kulturor dhe arkeologjik.
Produkti më i fundit i ‘Off Limits’ është ‘Combo tours’ 7 – 8 ditë, që kombinon udhëtimin me Jeep, shijimin e alpeve me helikopter dhe më pas zbritjen ne det me skafe. Një rrugëtim gjithë adrenalinë, ekzotizëm dhe mbi të gjitha ‘off limits’.
1022 Bulevardi Bajram Curri, Tirana, Albania
+355 69 2040 440
[email protected]
offlimitsalbania.com
offlimitsalbania
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve