Kosova
Sytë nga Gjermania për liberalizimin e vizave për kosovarët

Gjermania sot edhe zyrtarisht merr kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian, duke ngjallur shpresa të reja te populli i Kosovës rreth liberalizimit të vizave, përcjell albinfo.ch.
Ky proces ka ngecur pavarësisht se autoritetet në Kosovë janë të sigurt se kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga institucionet evropiane.
Duhet theksuar se liberalizimi i vizave i është kërkuar që të ndodhë edhe emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili muajin e kaluar qëndroi për vizitë në Kosovë.
Krerët e shtetit e cilësojnë bllokimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës si të papranueshëm.
Javë më parë edhe një grup deputetësh të Parlamentit Evropian i dërguan letër kancelares Angela Merkel, ku i kërkuan që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të vihet në agjendë gjatë Presidencës së BE-së nga Gjermania.
Fokus kryesor i presidencës gjermane do të jetë rimëkëmbja ekonomike pas goditjes që mori nga pandemia COVID-19, duke përfshirë këtu miratimin e Kornizës shumëvjeçare financiare dhe fondin për përballje me pasojat e pandemisë.
Ndryshe, Këshilli është organi kryesor vendimmarrës i BE-së. Së bashku me Parlamentin Evropian bart përgjegjësinë për miratimin e ligjeve të BE-së. Këshilli i BE-së përbëhet nga ministrat e qeverive nacionale të të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Në takime marrin pjesë ministrat përgjegjës për temën që diskutohet.
Çdo gjashtë muaj, një shtet anëtar i ndryshëm merr përsipër presidencën e BE-së, që nënkupton kryesimin e këtyre takimeve dhe përpilimin e agjendës së përgjithshme politike.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
7 shqiptarë janë arrestuar në Francë, grabisnin rezidencat e figurave publike Raportohet se forcat policore franceze kanë vënë në pranga shtatë persona të dyshuar për një seri...
-
Uniteti i grave shqiptare në Zvicër – reflektim, motivim dhe mbështetje
-
Emigranti që u kthye në Shqipëri e po kontribuon në turizmin lokal
-
Puna “në të zezë” – Stafi i kuzhinës së hotelit dëbohet në Kosovë
-
Ftesë për debat të hapur me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
A keni dëgjuar ndonjëherë për fshatin Château-d’Oex Ky fshat në Zvicër konsiderohet si “kryeqyteti” botëror i balonave...
-
Gjeneva kërkon që qeveria të mbrojë agjencitë që përballen me shkurtimin e ndihmës nga SHBA
-
Parlamenti zviceran miraton taksimin individual të çifteve të martuara
-
Akomodimi i azilkërkuesve: Distrikti Andelfingen mbështetet në zgjidhje të posaçme
-
Gati 50 ujqër u vranë në Zvicrën lindore gjatë një periudhe pesë mujore