Lajme

Syri i Kaltër, mrekullia e Shqipërisë

Është një pikë shumë piktoreske ku nga një burim i kaltër me origjinë karstike nga Mali i Gjerë del një ujë i kristaltë. Nga thellësia e burimit uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e diellit

Syri i Kaltër në afërsi të Sarandës është një nga mrekullitë që ka dhuruar natyra në Shqipëri. Tashmë ky vend është shumë i vizituar nga turistët e huaj dhe vendorët.

 

Syri i Kaltër është një vend turistik shumë i bukur që ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit e Delvinës, pranë rrugës nacionale Delvinë – Gjirokastër.

 

Është një pikë shumë piktoreske ku nga një burim i kaltër me origjinë karstike nga Mali i Gjerë del një ujë i kristaltë. Nga thellësia e burimit uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e diellit. Është burimi më i madh dhe ndër interesantet në 18 burimet që shpërthejnë rrëzë malit të gjerë.

 

Thellësia e tij është tepër e madhe dhe arrin deri në 45 metra thellësi.

 

Edhe mediat ndërkombëtare kanë qenë të shumta që kanë shkruar për këtë vend magjepës, duke e cilësuar si njërin nga vendet më të vizituara në Shqipëri.