Kosova
Synimi i Britanisë: Kosova të njihet nga të gjitha shtetet
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se synimi përfundimtar i Britanisë së Madhe në dialogun Kosovë – Serbi është që Kosova të njihet prej të gjitha shteteve si shtet i pavarur dhe sovran.
“Hapi i parë është normalizimi në mënyra të ndryshme, ku ka pasur njëfarë progresi. Dhe mendoj që mund t’i marrim gjërat më të vogla si fillim dhe ta ndryshojmë natyrën e këtij raporti me shpresën se do ta përmirësojmë me kalimin e kohës dhe sigurisht, duke u siguruar që t’i shmangim veprimet apo masat të cilat shkojnë në drejtim të kundërt me këtë dhe që i bëjnë gjërat edhe më të vështira në kuptimin e normalizimit. Mendoj që kjo mund ta krijojë një momentum drejt synimit përfundimtar që është, siç e dini ju e edhe shikuesit tuaj, për Mbretërinë e Bashkuar është Kosova të njihet prej të gjitha shteteve si shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së të martën, kur është pyetur se a mund të ketë normalizim raportesh pa njohje të ndërsjellë.
Duke folur për procesin e dialogut, Hargreaves ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të jetë përkrahëse e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ai ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë përmes së cilës mund të shënohet përparim drejt normalizimit.
Hargreaves ka thënë se Britania është e interesuar të shohë zbatimin e marrëveshjeve.
“Sigurisht, pikëpamja jonë është që është shumë në interes të Kosovës, por edhe në interes të Serbisë për të bërë përparim në këtë dhe të mbahen ato zotime që Kosova i ka bërë përgjatë viteve, sepse ky është çelësi”, ka thënë ai.
Hargreaves ka thënë se e ardhmja në BE dhe NATO do të mesin larg derisa të mos ketë përparim të shpejtë në dialog.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut